Shefja e Infektivit, Najada Çomo shqetësohet në telefon. Policia nis hetimet për një 32-vjeçare nga Berati

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata shqetësuese.

Siç raporton News24, çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?