Shefja e Infektivit publikon foton e infermieres në krye të detyrës: Lufta ndaj COVID-19 vazhdon e vëmendja nuk duhet ulur
Shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, ka publikuar një moment nga puna e përditshme e bluzave të bardha të cilët janë në vijën e parë në betejën me COVID-19 dhe në shërbim të të sëmurëve.
Çomo sjell rastin e punonjëses së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rovena Rushiti, në fytyrën e së cilës shihen qartë shenjat e një dite të lodhshme dhe të gjatë në luftën ndaj koronavirusit.
Ajo thotë se pamja e Rovenës ju tregon që lufta ndaj COVID-19 vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur.
“Rovena, e përkushtuar, e saktë, e palodhur. Mirënjohje për ty Rovena Rushiti! Pamja e Rovenës ju tregon që lufta ndaj Covid-19 vazhdon dhe vëmendja nuk duhet ulur”, thekson Çomo edhe si një apel ndaj qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë rregullat në luftën ndaj COVID-19.