Shefja e Infektivit të Pediatrisë: Ja sa fëmijë janë prekur

Në Shqipëri deri më tani nuk është folur për fëmijët dhe se a ka të prekur? Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi për A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus. “Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”. Nga ana tjetër, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët. “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”. Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

SHKARKO APP