Shehaj: Afera korruptive e “DH Albania” ka urdhërues Ramën

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Zëri i Amerikës” sa i takon komapnisë “DH Albania”, e cila sipas medias në fjalë u favorizua nga institucionet sa i takon tenderit për ”Unazën e Madhe”. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, seaAfera korruptive e DH Albania ka patur urdhërues dhe përfitues direkt kryeministrin.

Postimi i plotë

Tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, por bëjnë sikur nuk e dinë: Afera korruptive e DH Albania ka patur urdhërues dhe përfitues direkt Kryeministrin Rama. Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheshin” si me magji në të njejtën kohë nga një 26 vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me biznesin apo investimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?