Shehaj i përgjigjet Ballukut: Lëri broçkullat, hajde në Kuvend
Kryetari i partisë ”Mundësia”, deputeti Agron Shehaj ka replikuar me zv/kryeministren Belinda Balluku, pasi kjo e fundit i tha deputetit se ka marrë raport mjekësor për një interperlancë që ky i fundit e ka thirrur. Shehaj nëpërmjet një replike shprehet se Balluku duhet të lërë broçkullat. Ai i bën thirrje Ballukut që të vijë të enjten tjetër në parlament dhe t’i përgjigjet interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëse. ”Lëri broçkullat! Hajde të enjten tjetër në Kuvend dhe përgjigju Interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëshe.Ke 6 muaj që fshihesh”,-shkruan Shehaj.