Shehaj: Jam njeriu më i bllokuar mediatikisht, kam ardhur nga terreni me atlete në studio

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja e LSI-së Brisida Shehaj u shpreh se ka ardhur me atlete në studion e emisionit pasi ka qenë në terren.

Shehaj: Nuk ka rëndësi shumë renditja, sepse mua shpesh më fshihen deklaratat dhe nuk e konsideroj veten si një person mediatik. Jam njeriu më i bllokuar mediatikisht.

Unë kam ardhur në studio me atlete sepse kam ardhur direkt nga terreni. Unë jam njeri terreni. Asnjëherë s’nuk kam dashur që të jem njeri mediatik dhe s’kam pasur marrëdhënie të mirë me pronarët e medieve. Nëse meritoj të jem në kuvend, njerëzit do të më votojnë.

SHKARKO APP