Shehaj: Ka një grup të vulës, me 4-5 deputetë që thonë: E dimë që nuk fitojmë, ama prishim punë
Deputeti demokrat, Agron Shehaj flet për dy grupimet që janë në selinë blu. Ai thotë se një grup i vogël me 4-5 persona që mbajnë vulën, dhe grupi më i madh janë anëtarët e grupit parlamentar, të gatshëm për bisedime.
”Aty janë krijuar dy grupime. Nëse më parë kishte anëtarë të grupit që mbështesnin Bashën, tani kemi një grup të vogël që është grupi i vulës, që thonë: “E dimë që nuk kemi për të fituar kurrë ama mund t’ju prishim punë”.
Janë 4-5 vetë aty, dhe janë një grup tjetër shumë më i madh, anëtarët e grupit parlamentar që thonë, ne jemik të gatshëm , ku ka shumë më mundësi për të biseduar”,-tha në ”Opinion”.