Shehaj: Kam punuar me mish e shpirt që PD të fitonte më 25 prill. Rama do që lidershipi të mos ndryshojë
Shkodra ka qenë ndalesa e Agron Shehajt, kandidati për kryetar i PD-së. Gjatë fjalës përballë struktruave dhe anëtarëve të PD-së, ai tha se kryeministri Edi Rama është i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, sepse sipas tij mund të fitojë kur të dojë dhe si të dojë.
”Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD-ja nuk mund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besuan se ne mund të qeverisim më mirë se Rama. Kryeministri është i interesuar që të mos ndryshojë lidership i PD-së, sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhn njerëz të ndershëm dhe të fort”.
Po ashtu Shehaj theksoi se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli. Ndonëse thotë se ka patur parregullsi, thekson se është fakt që nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.
“Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne sjemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon, nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej Pd. Deri dje e kam shërbyer si deputet i PD, si kryetar. Unë kam punuar për PD besoj në PD dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë sështë personale, jam vetëm në borxh ndaj Pd për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD”, tha Shehaj. Më 13 qershor, Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj të ri. Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD.