Shehaj: Korrupsioni ka arritur në një nivel tjetër, parlamenti mblidhet për të bërë ligje që kanë si qëllim vjedhjen
Raporti i Transparency International konfirmoi se Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.
Kandidati për deputet i gjashti në listën e PD-së në Tiranë Agron Shehaj thotë se raporti i Transparency International konfirmoi atë që Partia Demokratike prej vitesh e trumbeton me forcë si alarm
Agron Shehaj: “Ky korrupsion ka arritur në një nivel tjetër, jo më në mënyrë të zakonshme duke shkelur ligje, por parlamenti mblidhet për të bërë ligje që kanë si qëllim vjedhjen” thotë Shehaj në një intervistë në studio me gazetaren Beti Njuma në RTV Ora.
Dhe Partia Demokratike është e bindur se nëse nuk nuk luftohet korrupsioni nuk mund të luftohet Varfëria
Ndër rreshtat e raportit nënvizohet dhe se “Në Shqipëri mund të blihet gjithka përfshi dhe ligjet e parlamentit”.
Shehaj tregon se kemi të bëjmë me një ortakëri “Politikan-sipërmarrës” dhe tregon si funksionon.
Agron Shehaj: “Ligjet bëhen duke pasur qëllim vjedhjen. Janë vetë politikanët që vihen në dispozicion. Flasim për një organizatë ku politikanë e disa sipërmarrës bëhen bashkë , bëjnë ligjin bashkë dhe ndajnë përfitimet bashkë. Ndryshe nuk shpjegohet ajo që po ndodh. Kanë fituar tendera, PPP përmes kontratave koncesionare duke përdorur kompani offshore. Kemi të bëjmë me një ortakëri: Politikan dhe sipërmarrës”
Po si mund të kuptohet kur nëj tender është paracaktuar fituesi?
Agron Shehaj: “Mjafton të shikoni me çfarë vlere është fituar. Nëse është fituar me 99.99 % të vlerës nuk ke nevojë ëor asnjë provë tjetër. Është e qartë se ai ka qenë tender me fitues të paracaktuar dhe letrat janë kopsitur për të nxjerë atë fitues.
Si mund të kuptojne njerëzit se ku shkuan paratë e tyre?
Agron Shehaj: “Nëse njerëzit duan të kuptojnë s”e ku shkojnë paratë e tyre, të shikojnë luksin me të cilin jetojnë politikanët, jetën që bëjnë, nga makinat tek të gjitha asetet e tjera, të cilat as nuk i fshehin. Atje shkojnë paratë e tyre.“
“Por këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me abuzimin, buxhetin e paratë e qytetarëve, por dhe me kapjen e ekonomisë. Sot nëse një sipërmarrës do të bëjë një biznes të ri e ka të pamundur. Çdo gjë është në dorë të një grupi njerëzish. Është e bllokuar. Këtu kemi të bëjmë me ortakëri e bëjnë të pamundurën.
E vetmja mundësi është jashtë shtetit. Sot edhe nëse do të bësh karrierë edhe në privat lidhjet duhet ti kesh me politikanë apo oligarkë.
Edhe një ndërtues i thjeshtë nuk vendos vetë se ku do i vendosë tullat apo pllakat, por e vendos drejtori i bashkisë, kryebashkiaku apo politikani që thotë bli aty apo bli atje se këto janë lidhjet.
Në treg nuk fiton më i zoti por ai që ka lidhjet e duhura. Kur vijnë inspektorët nuk kontrollojnë nëse ka respektuar ligjet apo jo, por nëse ka produktet e oligarkut, nëse është kështu atij i bëhet e pamundur
Si luftohet korrupsioni?
Shehaj ofron një zgjidhje për qytetarët.
Agron Shehaj: “Na duhen njerëz të ndershëm e të aftë. Qytetarët kanë mundësi të votojnë PD-në e pas 25 prillit ti kërkojnë llogari asaj. Këta kanë vjedhur aq shumë, kanë përdorur ligjin, dhe kompanitë offshore.. Kanë lënë aq shumë gjurmë sa është e pamundur të mos i ndëshkosh. Qytetarët kanë mundësi të votojnë më 25 prill PD-në e ti kërkojnë llogari sidomos mbi ndëshkimin, anulimin e koncesioneve dhe transparencën mbi tenderat që janë dhënë në të kaluarën.”