Shehaj: Ne do të mbrojmë votën me çdo kusht, Rama do të ndëshkohet masivisht

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj u shpreh se votuesit e opozitës nuk duhet të tremben dhe shtoi se është i sigurt që ata do të ndëshkojnë masivisht Ramën.

Shehaj: Ne do të mbrojmë votën me çdo kusht, edhe pse ata që vodhën vota dhe dolën në dosje i shpëtuar drejtësisë, sepse u mbrojtën nga Edi Rama. Ama ata e dinë se pas 25 prillit nuk do të kenë më Edi Ramën që do t’i mbrojë.

Votuesit e opozitës nuk duhet të tremben dhe jam i sigurt që ata do të ndëshkojnë masivisht Ramën. Nuk mjafton intimidimi për këtë gjë. Gjithë ata që kanë tentuar të fusin duart në kutitë e votimit do të ndëshkohen.  Ne jemi të bindur që në datë 25 prill do të fitojmë zgjedhjet.

Shehaj u shpreh se këtu shteti është sjellë si një bamirës me paratë e buxhetit, sikur kanë futur duart në xhepat e tyre.

Shehaj: Këtu shteti është sjellë si një bamirës me paratë e buxhetit, sikur kanë futur duart në xhepat e tyre. Edhe këtë nuk po e bëjnë mjaftueshëm, sepse kanë falur para për koncesionet dhe oligarkët. Shteti duhet të bëjë sa më shumë për ata në nevojë dhe sa më pak për ata që nuk kanë nevojë.

Ne do t’i japim mundësi qytetarët që në shëndetësi të zgjedhin mes privatit dhe shtetit. Kjo qeveri ka zgjedhur koncesionet si një instrument për të vjedhur dhe për tu pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Kandidati për deputet i PD-së u shpreh se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni, ku një grup njerëzish janë vënë nën shërbimin e oligarkëve.

Shehaj: Problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni, ku një grup njerëzish janë vënë nën shërbimin e oligarkëve. Erion Veliaj është njeriu i dytë më i korruptuar në Shqipëri i cili e ka vënë bashkinë në dispozicion të një grupi oligarkësh që po ndërtojnë me paratë e krimit.

Kjo bashki nuk punon për qytetarët, por për oligarkët ashtu sikurse Rama. Shqipëri nuk ka për tu zhvilluar kurrë nëse ne nuk luftojmë korrupsionin. E para duke ndëshkuar ata që janë të korruptuar fillimisht me votë.

SHKARKO APP