Shehaj: Nëse Basha fiton garën për kreun, do pranoj rezultatin
Në emisionin “Çim Peka Live”, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, tha se nëse Lulzim Basha do të fitonte në garën për kreun, ai do të pranonte rezultatin.
Ndërsa Shehaj ka refuzuar të japë një koment lidhur mbi ndalimin e udhëtimit për në SHBA nga DASH të ish-kryeministrit, Berisha.
“Nëse nuk them që nuk prononcohem, ju thoni pse nuk prononcoheni. Unë nuk kam ndërmend të prononcohem për këtë çështje, Sepse kështu e shikoj këtë çështje. Nëse humbas zgjedhjet për kreun e PD, do pranoj rezultatin”, tha Shehaj.