Shehaj: Parlamenti jo legjitim, nuk përfaqëson vullnetin e popullit
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se Parlamenti që ka sot Shqipëria nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por atë të krimit. Në një pstim në Facebook ai shpreh mbështetjen për Bashën, pasi sipas tij parlamenti nuk është legjitim.
“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe oligarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri. Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan Shehaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

