Shehaj: Përgjimet e Ndraghetës treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se përgjimet e Ndraghetës nga drejtësia italiane treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit.
“Përgjimet e Ndraghetës nga drejtësia italiane treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit.
Paratë e trafiqeve dhe aktiviteteve të tjera kriminale injektohen në biznese në Shqipëri, aktiviteti kryesor i të cilave lidhet ose me leje ndërtimi ose me kontrata shërbimesh me qeverinë.
Në qeverisjen Rama e gjithë ekonomia shqiptare është drejtuar qëllimisht drejt parave të krimit.
Ky kriminalizim i ekonomisë ka bërë që që jo vetëm të mos ketë asnjë investitor të ri, por ka detyruar shumë kompani perëndimore të braktisin Shqipërinë. Disa nga këto kompani janë bërë viktima e dhunës shtetërore me inspektorë e gjoba që ka patur si qëllim përzënien e tyre dhe kalimin e veprimtarive dhe pasurive të tyre në duart e krimit shqiptar, pas të cilit fshihen qeveritarët që përfitojnë nga paratë e krimit.
Ka një ligj në ekonomi, paraja e pistë përzë paranë e pastër, dhe kjo qeveri ka nxitur paranë e pistë që po mbyt ekonominë e vendit.

Që ekonomia shqiptare të rritet, që investitorët e huaj të rikthehen në Shqipëri, që të hapen vende të reja pune, e vetmja mundësi është largimi i kastës kriminale nga pushteti për t’i hapur rrugën një qeverie të pakapur nga krimi”, shprehet Shehaj.

Përgjimet e Ndraghetës nga drejtësia italiane treguan qartë faktin e shkrirjes në 1 të qeverisë, krimit e biznesit….

Pubblicato da Agron Shehaj su Sabato 23 gennaio 2021

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?