Shehaj: Rama i pangopur, arsyeja pse vazhdon njësoj projekti i Unazës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, një nga denoncuesit e aferës së Unazës së Re dhe kompanisë fantazmë “DH Albania”, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, akuzoi kryeministrin Edi Rama se, “etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë”.

“Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës”, thekson deputeti demokrat.

Statusi i deputeti Shehaj

Swiss Digital Desktop Reklama

“Projekti i unazës është aferë fund e krye korruptive. Me pazare personale, Edi Rama caktoi klientët që do merrnin paratë, disa herë më shumë se kostoja e punimeve, dhe shërbëtorët e tij në ARRSH e ministri rregulluan letrat dhe procedurat për të zyrtarizuar pazaret e shefit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës.

Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të ministrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij.

Me këtë “eksperte” të vjetër grabitjesh, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës.

Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë.

Ka, edhe, vetëm një fund për këtë verbëri: askush nuk i ka gëzuar dot paratë e grabitura duke lënë popullin në varfëri dhe prapambetje.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?