Shehaj: Rama përsëriti sot skenarin “Tahiri”, manovër dinake për një fasadë të re

Për deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndryshimet e sotme të kabinetit qeveritar, janë përsëritje e skenarit “Tahiri”.

Reagimi i plotë i Shehajt: 

Ndryshimet në qeveri janë përsëritje e skenarit Tahiri: Edi Rama largoi disa ministra të inkriminuar para se faktet e inkriminimit të tyre të bëhen publike dhe bashkë me ta hoqi edhe ca të tjerë për të dhënë idenë e reflektimit për të përmirësuar qeverisjen. Ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisje me krimin dhe oligarkët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?