Shehaj thirrje demokratëve: Mos rrini, dilni votoni të dielën

Këtë të dielë demokratët kanë edhe një sfidë, të zgjedhin me votë të lirë kryetarin e ri të PD-së. Në garë janë 4 kandidatë, në mesin e tyre edhe Agron Shehaj, që rezultoi deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.

Shehaj i bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin. Pëpërmjet një statusi në facebook, ai shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.

“Të dashur demokratë. Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë. Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’iu heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë. Koha kur mund t’iu quanin armik, t’iu përjashtonin apo t’iu hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shkruan Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?