Shehi: Braçe ”bishti i kavallit”, Rama dhe Spiropali në tension

Kjo javë nisi e tensionuar për politikën, pasi opozita po shkon në Komisione Parlamentare për të folur vetëm për çështjen ”Xhafaj”.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe nxorri jashtë dy gazetare, ndërsa të shtunën Edi Rama braktisi konferencën për shtyp, pas pyetjes së gazetës.

I ftuar në studion e ”Report Tv”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se reagimi i Braçes erdhi pas situatës së tensionuar të shumicës, ndërsa sipas tij deputeti i PS është ”bishti i kavallit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Këta janë të gjithë të tensionuar, jo Braçe që është bishti i kavallit, nuk hynë në punë fare, është Spiropali, Braçe, por Rama e patë çfarë tensioni tregoi për gazetarët. Janë të kapur të gjithë në faj. Videot janë të gjitha të vërteta. Të gjithë e dinë që vëllai i ministrit është një bandit, shkoi me këmbët e veta në Itali për të bërë 7 vite burg”, tha Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket deklaratave të deputetes së PS-së, Spiropali se PD po përgatit një puç, ai u shpreh se: ”Le të punojë me ndonjë doganë, nuk komentoj Spiropalin, unë jam 60-vjeç, ajo është vajza ime”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?