Shehi flet për planin B të opozitës nëse “bie” formula e koalicioneve: Do nënshkruajmë kontrata me Bashën

Me një datë të përcaktuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pritshmëritë më të mëdha opozita tashmë i ka nga tryeza e Këshillit Politik për të përcaktuar formulën e kompozimit të koalicioneve dhe masën e hapjes së listave.

“Unë them që ka akoma hapësirë ligjore që të korrigjohet nëpërmjet një qëndrese të komisionit, pjesës opozitare për ta përmirësuar maksimalisht këtë dëm që iu bë procesit zgjedhor”, thotë në një intervistë për Abc News, kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Por nëse nuk shumica do t’i qëndroj idesë për të mos mbajtur formulën aktuale të koalicione, opozita ka një plan B për të hartuar kontrata besimi me kreun e demokratëve Basha.

“Unë gjykoj që një plan duhet të ketë, largimin e këtij. Dhe në qoftë se nuk do jetë e  mundur koalicione parazgjedhore, se unë gjykoj mund të jenë, do t’i bëjmë pas zgjedhore. Hajde bëjmë marrëveshje për të garantuar maksimumin e koalicioneve”, shprehet ai.

Një këshillë Shehi e ka edhe për komisionin që po përzgjedh kandidatët për deputetë në Partinë Demokratike.

“Duhet të dalin edhe jashtë konceptit partiak. Këtë javë kemi nevojë për partiakët më të mirë që duhet të jenë shumica e listës, por kemi nevojë edhe njerëz që nuk janë të partisë, që në rrethana të tjera nuk do të hynin në këtë oborr. Por duhet të hyjnë për faktin se Shqipëria është në një hall të madh. Kemi nevojë edhe për votat e atyre që nuk na pëlqejnë shumë’” deklaron Shehi.

Mazhoranca ende nuk ka një vendimarrje nëse do të formojë një tjetër komision të posaçëm për Reformën Zgjedhore apo do të kalojë ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor përmes Komisionit të Ligjeve. /abcnews.al

Shehi flet per planin B nese ‘bie’ formula e koalicioneve: Do nenshkruajme kontrata me Bashen

SHKARKO APP