Shehi: Fukarenjtë me tas kosi, Rama me hartë për grabitje
Në rendin e ditës ishte debati me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha nga salla e Parlamentit se për qeverinë aktuale, tha se çështja e fukarenjve është një temë pa rëndësi për ta, pasi sipas Shehit, ata nuk sjellin përfitime.
Ai deklaroi gjithashtu se fukarenjtë në darkë vënë përpara tasin e kosit, duke shtuar se qeveritarët vënë përpara hartën e Shqipërisë për ta bërë kulla.
”Fukarenjtë e Shqipërisë, është një batutë që nuk kisha qejf ta thosha, në darkë venë sofrabezin dhe atë pjatën e supës e tasin e kosit. Këta zotërinjtë këtu, ky i pari, venë hartën e Shqipërisë për darkë. Dhe vënë gishtin: Ka tepruar dhe kjo tokë këtu, ka tepruar edhe kjo, ta bëjmë kullë! Ka tepruar dhe kjo miniera e do ta marrim! Ka tepruar edhe ky pusi, t’ia japim këtij. Këto, fukarenjtë vënë sofrabezin të hanë fukarallëkun e vet për darkë, këta venë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për natë. Ndaj ka varfëri këtu!”,-tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

