Shehi-grupit të PD: Eja në Kuvend, mos mbroni ata që kanë halle
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa komenton zhvillimet e fundit të opozitës, të mosbindjes civile të PD, i bën thirrje grupit demokrat që të vijnë në Kuvend, dhe që të mos merren me hallet e një personi.
”I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë me prodhu një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojtë ata që kanë hallin e vet.
Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh. Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin”,-tha Shehi.