Shehi: Jemi thirrur nga Ambasada e SHBA! PS e PD bashkuan votat për kodin zgjedhor
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, thotë se është thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, për të diskutuar mbi çështje me rëndësi për procesin zgjedhor në Shqipëri. Sipas tij, PS dhe PD bashkuan votat për kodin e ri zgjedhor, me qëllim që t’i zënë fushën e garës të tjerëve. Ai tha gjithashtu se LZHK bashkë me partitë e tjera opozitare e kanë çuar këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese, ku presin një përgjigje.
“Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, njësoj si këta. Por këta bëjnë zhurmë, ndërsa ne nuk bëjmë zhurmë si këta. Kur të ftojnë në shtëpi, nuk dalin jashtë shtëpisë muhabetet që bëhen.
E njëjta situatë është. Ne e kemi bërë të qartë se këto probleme janë. Problemi jonë, që nuk është i këtyre zotërinjve, është ligji zgjedhor, që ne e quajmë dhunim të demokracisë.
PS dhe PD puqën votat për t’i zënë fushën të tjerëve. Ne e kemi çuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Më shumë se kaq nuk kemi se çfarë të bëjmë, se matan gjykatës vetëm Zoti është”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

