Shehi kundër paktin për Kodin Zgjedhor: Beteja me flakadanë u bë për këtë marrëveshje, turpi i opozitës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë kundër ndryshimeve zgjedhore, duke e quajtur një pazar mes Ramës dhe Berishës. Shehi kujtoi edhe kaosin e deputetëve të Berishës në Kuvend, duke thënë se flakadanët dhe ajo beteja e madhe qenkan bërë me qëllim për të arritur këtë marrëveshje.

Për të kjo marrëveshje është turpi i opozitës dh eu bëri thirrje kolegëve opozitarë që të mos e votojnë draftin. Me ironi, Shehi tha se kanarinat zgjidhen në kafaz, referuar listës ku 1/3 do jetë e mbyllur.

”Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, nuk fluturojnë, se në kafaz është ngrohtë pi ujë dhe hanë fara. Kush e mban veten për trim, bën mirë të mos bëjë trimëri të kota, e mos ta votojë këtë ligj, turpi është i opozitës, i joni ka për të mbet. Votojmë një ligj për të shpëtuar disa burokratë partie nuk e votoj këtë ligj, shih vetëm dy gjëra pozitive, vota e emigrantëve. Mos e bëni këtë turp për opozitën, por të jemi edhe në bashkëfajtor në këtë ligj të tillë, kjo s’do më pëlqente”, tha Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?