Shehi kundër Rithemelimit dhe Bardhit: Nuk i bashkohem protestës, s’pres asgjë prej saj
Me një qëndrim të prerë kundër aksionit të Rithemelimit, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi thotë se nuk do të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar më 20 shkurt.
”Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfare vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor. Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga protesta sepse e ka ngarkuar me këtë lloj fryme”,-tha në ”Report TV”.
Cilat janë arsyet që zgjedh të mos shkojë në protestë? “Sepse protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet de gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”.