Shehi për protestat: Janë gjithmonë të drejta. Berisha duhej të ishte liruar prej kohësh, pasi po e kthejnë në hero
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi duke komentuar protestën e sotme të opozitës tha se protestat i duken gjithmonë të drejta. Për të protestojnë për të drejtat e tyre dhe nuk shoh asgjë të keqe.
“Izolimin Sali Berishës në banesë nuk ia bëri Kuvendi, por Prokuroria dhe Gjykatat. Unë e kam thënë që Berisha duhej të ishte liruar prej kohësh, pasi po e kthejnë në hero.
Një vendim duhet të marrë ajo Gjykatë lidhur me ish-Kryeministrin, ose të dënohet ose të vijë në sallën e Kuvendit. Berisha do të thonte në Kuvend ato që po thotë përnatë, pra nuk po e ndalojnë dot.
Do të doja që Berisha të ishte në sallën e Kuvendit, të kishim një jetë normale parlamentare, të kishte një opozitë që secili të thonte ato programet apo propozimet e veta, të bënim kritikat, ti ofronim qytetarëve shqiptarë një alternativë”, tha Shehi.