Shehi: Rama, hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë/ Ja kur ikën

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, duke e krahasuar me diktatorin e Venezuelës, Nicholas Maduro.

Sipas tij, shqiptarët janë mësuar me regjim një-partiak ndaj dhe kjo situatë kapërdihet nga një pjesë e shoqërisë.

“Nuk ka nevojë për policë e për masa të tilla. Ti lerë vend protestës si masa më e madhe, më agresive. Ne bëjmë pjesën tonë. Edhe Maduro në Venezuelë nuk po ikën. Del me tanke në rrugë. Edhe në Algjeri po ndodh e njëjta gjë. Është në karrike me rrota dhe kërkon mandatin e pestë. Mentaliteti i Ramës është që të pushtojë me dorë të hekurt, të komandojë të gjitha pushtetet. Në mendje e majta shqiptare është një regjim i rëndë. Që të rrijnë 1000 vjet në pushtet. Në një demokraci si kjo e jona, kapërdihet nga një pjesë e popullatës. Jemi mësuar me regjime një-partiake”, u shpreh kreu i LZHK-së per syri.net

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se kur mund të largohet kryeministri Rama, ish-deputeti Shehi deklaroi: “Nëse aksioni ynë politik do të jetë i vendosur, punë javësh. Nëse duan ta durojnë, le ta durojnë. Duhet nxjerrë para drejtësisë se është hajdutt më i madh në historinë e Shqipërisë. I paguajmë miliona euro çdo vit miqve të tij”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Djegia e mandateve na ka dhënë një status moral, duhej të kishim dalë më parë”

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, opozita duhet të dorëzonte mandatet më herët, por më mirë vonë se kurrë, mendon kreu i LZHK-së.

“Unë e kam gjykuar që ne duhet të kishim ikur më parë e të mos ktheheshim në parlament.

Do i kishte dhënë më seriozitet. Por më mirë vonë se kurrë. Na ka dhënë një status moral.

Unë jam krenar për përgjegjësinë që kam aty’, është shprehur Shehi perballe gazetarit Alen Xhelili.

I pyetur nga gazetari Alex Xhelili nëse, qeveria teknike i jep zgjidhje ngërçit politik, Shehi shprehet:

 ‘Nuk i kemi vënë emrin teknike, por transitore. Komponenti politik duhet ta ketë më të fortë se të parët. Me disa burra të mençur për të bërë disa reforma të rëndësishme për këtë vend”, u shpreh Dashamir Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?