Shehi: Tërmeti nuk preku PPP, fatura e tyre më e madhe për 2020

Paçka fatkeqësisë natyrore nga tërmeti, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi akuzon kryeministrin Edi Rama, se nuk e ka ndaluar axhendën e vet të korrupsionit, akaparimin e shtetit dhe “përdhunimin” e institucioneve. Sipas tij, atë që kreu i qeverisë e konsideron sakricë për këtë situatë, po e ndërmerr në kurriz të qytetarëve. “Do paguajmë rrogat, pensionet është normale. Por pasi po u kërkon sakrificë institucioneve dhe është normale, e vetmja që nuk ndryshon dhe su ka rënë tërmeti janë PPP. Faturat e PPP-ve për vitin që vjen do të jetë më e madhe se e tërmetit. Pse nuk merr përsipër që një pjesë e PPP-ve, nuk e zgjidhin këtë punë këto por ka prej atyre që janë haptazi vjedhje, ka prej atyre që mund të rinegociohen pagesat, ka prej atyre që mund të hiqen fare. Nuk ka ndërprerë asnjë nga vjedhjet që shkojnë te grushti i tij dhe i kërkon sakrifica maksimale financiare punëtorit të thjeshtë, mësuesit që ka 6 vjet nuk i rritet rroga. Në emër të kësaj që i ra Shqipërisë do të bllokojë çdo gjë tjetër”.

SHKARKO APP