Shehu: Aferat korruptive të kësaj qeverie kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe në Nepravishtë
Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, deklaron se Aferat korruptive të kësaj qeverie kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe në Nepravishtën e Fushës.
“Aferat korruptive të kësaj qeverie kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe në Nepravishtën e Fushës.
Nuk mjaftojnë problemet e papunësisë, mos mbështetjes me grante dhe incentiva të bujqëve dhe blegtorëve, por Bashkia në mënyrë të paligjshme dhe korruptive ju ka dhënë me qira për 99 vjet njerëzve të afërt me pushtetin toka të cilat nuk i ka në pronësi.
Kjo grabitje e hapur ndaj banorëve të kësaj zone do të ndëshkohet menjëherë pas 25 prillit.
Nuk mund të vazhdohet me abuzime klienteliste dhe korruptive.
25 po afron, Fitore”, shprehet Shehu.