Tritan Shehu: Aritmetika surealiste e Ramës për vaksinimin Covid, ditët ikin dhe ai vazhdon të thotë edhe14 muaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar sërsih lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu thekson se kemi të bëjmë me një aritmetikë surrealiste të Edi Ramës për vaksinimin anti-Covid të popullsisë.

“Aritmetika surealiste e Ramës për vaksinimin Covid: Ai vazhdon akoma me “premtimin” 14 muajsh, megjithëse muajt po kalojnë! Kryeministri në ikje mbas 67 ditësh vazhdon të deklarojë çdo ditë, prej disa muajsh, se do të realizojë vaksinimin e “Grupeve të Riskut” në Shqipëri (jo vaksinimin e gjerë të popullsisë), në 14 muaj!

Por koha lëviz, muajt rrëshqasin, megjithatë për Ramën ngelin përsëri 14 muaj! Aritmetikë e çuditshme premtimesh kjo! Shqipëria me një Qeveri të përgjegjshme duhet e mund të përfundojë vaksinimin e gjerë të popullsisë, që do të thotë për 2,4 milionë banorë duke disponuar për këtë mbi 5 milionë doza në hapësirën kohore 4-5 mujore!

Serbia e përfundon këtë përpara fillimit të verës. Europa do ta përfundojë përpara vjeshtës. Me llogaritjet e Ramës bazuar mbi këtë 14 muajsh pa datë fillimi, ritmin e vaksinimit të deritanishëm, premtimet e tij, ne mund të realizojmë vetëm vaksinimin e “Grupeve te Riskut”, edhe për të cilat kjo Qeveri nuk ka publikuar asnjë shifër, në vitet që vijnë. Ndërsa “Vaksinimi Masiv” kështu do të arrihet në dekadën që vjen!

Por fatmirësisht kjo aritmetikë surealiste e tij do të përfundojë me 25 Prill, për të filluar më pas numërimi real jo i muajve, por i ditëve, se çdo humbje qoftë edhe e një nga ato paguhet me shëndet, jetë, ekonomi”, u shpreh ish-ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu.

SHKARKO APP