Tritan Shehu del kundër Gaz Bardhit dhe Rudina Hajdarit: Sali Berisha do të kandidati i PD për kryeministër!

Me sa duket përpjekja e figurave intelektuale në PD që të dalin në zgjedhje me një emër të ri si kandidat për kryeministër, që të thithin votat e elektoratit gri, po rezulton fiasko. Njerëzit afër Berishës e kanë poshtë këtë ide. Ata duan vetëm Berishën si kandidat për kryeministër.

Tritan Shehu del kundër deklaratave të Rudina Hajdarit se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD. Madje në disa dalje edhe Gazment Bardhi e ka lënë të nënkuptohet që Berisha s’duhet të jetë kandidati për kryeministër. Teksa i quajti deklarata boshe deputeti Shehu theksoi se Berisha do jetë kandidati për kryeministër i PD në zgjedhjet e 2025.

“Diskutime boshe, e përcakton elektorati i PD, anëtarësia, se kush do jetë kryetari i PD. E ka caktuar që është Berisha. Çdo forcë politike serioze paraqitet në zgjedhje me kandidat me kryetarin e saj. Ata që kanë mendime ndryshe nuk njohin rregullat themelore dhe të përfaqësimit në politikë”, tha Shehu në Report Tv.

I pyetur nëse PD është e hapur për pranimin e figurave si Alibeaj dhe Basha, Shehu u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata që bëjnë opozitë.

“Me emra nuk flas, PD është e hapur për të gjithë ata që duan të bëjnë opozitën. Ta gjykojë PD dhe opinioni gjithëkënd si emër bën apo jo opozitë. Ne luftuam kundër bakërizimit të PD, për të mbajt të hapur, jo me dyer hekuri, por për ta kthyer në një parti me dyer të hapura për ata që duan të bëjnë opozitë”- shtoi deputeti Shehu.

Tritan Shehu njihet si njeriu më pranë doktorit dhe që kur flet merr leje nga Berisha.

Sonte pritet protesta e PD, e cila do të shikohet nëse do të jetë e madhe, mesatare apo e vogël.

 

SHKARKO APP