Shehu denoncon projektin e ndërtimit të ujësjellësit: Korrupsion dhe cinizëm ndaj Lazaratit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu denoncon projektin e ndërtimit të ujësjellësit në Lazarat, i cili sipas tij, po ndërtohet jashtë standardeve duke shkatërruar madje dhe rrugët ekzistuese.

“Korrupsion dhe cinizëm ndaj Lazaratit.

Po ndërtohet një “ujësjellës” krejt jashtë standardeve, që shkatërroi dhe rrugët ekzistuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është “projekti” i fundit për atë komunitet thellësisht të nderuar, por të abandonuar e të  persekutuar nga kjo Rilindje e papërgjegjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cilësi mizerabël, shifra financimi që nuk publikohen, projekt i pa diskutuar e shpallur në komunitet…. e si mbyllje, dëmtime të rënda të rrugëve pa asnjë riparim të tyre.

Dhe, pa dyshim, këto veprime nuk mund të mos gjejnë përgjigjen tek reagimi e protestat e atyre banorëve me vlera e histori”, shprehet ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

https://www.facebook.com/tritan.shehu.9/posts/2795902290646751

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?