Shehu: Deputeti Nallbati u dhunua nga 10 policë, veç se po ndihmonte një qytetar

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu flet për ngjarjen ku deputeti Bledion Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë në protestën. Shehu e përshkroi incidentin si një sulm “agresiv dhe disproporcionale” nga dhjetë efektivë policie ndaj Nallbatit, i cili po ndihmonte një qytetar gjatë protestës.

Ai shtoi se deputeti u godit me shkopinj dhe iu drejtua fytyrës me spraj me gaz toksik. Po ashtu deputeti theksoi se dhuna e përdorur nga forcat e rendit ishte e paprecedentë dhe nxori në pah tensionet që kanë shoqëruar protestat e opozitës.

”Problemi është i një sulmi agresiv pa shkak, disproporcional të 10 policëve ndaj një njeriu, për më tepër edhe deputet, i cili po ndihmonte një person dhe ata iu sulën me shkopinj dhe i futën në fytyrë spraj a gaz toksik dhe ikën të kënaqur. Ishte skenë makabre për mendimin tim. Nuk kam parë skenë të tillë, ai ishte jashtë kontekstit, nuk po përplasej me njeri, po ndihmonte një qytetar, përkundrazi”,-deklaroi Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?