Shehu: Distancimi fizik komprometohet rëndë nga call center-at dhe fasoneritë

Ish-ministri i Shëndetësisë i PD-së, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook thotë se ”distancimi fizik” komprometohet rëndë nga call center-at dhe fasoneritë. “Në vendin tonë, ku dhe kushtet e punës së atyre ndërmarrjeve me koncentrime të larta janë shumë larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbështetur financiarisht është një domosdoshmëri urgjente dhe krejt e realizueshme, gjë e kërkuar me insistim nga PD”.

Postimi i plotë

”Distancimi fizik” komprometohet rende nga aktivitete si i Call Center, ”fason” etj. Edhe sipas specialisteve italiane, me disa nga te cilet jam ne kontakt, aktivitet ekonomike qe kryhen me koncentrime punonjesish, vecanerisht ne ambjente te mbyllura, cvleresojne masat e pergjitheshme te “distancimit fizik”. E konsiderojne kete nje nga aresyet kryesore te diferencave shume te medha te gjendjes ndaj kesaj pandemie midis Veriut te Italise e pjeseve te tjera. Ne Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet ne ndermarjet gjigande prodhuese, bankat e medha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerezore, qe veshtire se mund te mbyllen terresisht. Ndersa ne pjeset e tjera te Italise dominon ndermarja e vogel dhe e mesme, fermeret, punonjesit autonome etj, pa koncentrime te medha e lehtesisht te bllokueshme. Ne vendin tone, ku dhe kushtet e punes se atyre ndermarjeve me koncentrime te larta jane shume larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbeshtetur financiarisht eshte nje domosdoshmeri urgjente dhe krejt e realizueshme, gje e kerkuar me insistim nga PD.

SHKARKO APP