Shehu: Imzot Rrok Miridta, një mik i mirë. U prehtë në paqe

 

Ndarja nga jeta e Imzot Rrok Mirdita në moshën 76-vjeçare, të arqipeshkvut të Tiranës dhe Durrësit, ka mbledhur në solidaritet dhe në hidhërimin e kësaj ikje jo vetëm të besimtarëve por dhe të politikanëve.

Në një postim në facebook Tritan Shehu, drejtues i departamentit të PD-së për shëndetësinë, ka shprehur hidhërimin e tij, për ndarjen e parakohshme të Imzot Rrok Mirdita. Në postim z.Shehu është shprehur se kjo mungesë do ta ndiejë vazhdimisht

Statusi i plotë i Tritan Shehu

“Hidhërim i thellë për humbjen e Imzot Rrok Mirditës. Imzot Mirdita ishte pa dyshim një nga personalitetet tona më të shquara të këtyre viteve, jo vetëm për Kishën Katolike. Ishte një mik i mirë, mungesën e të cilit do ta ndjejmë vazhdimisht. U prehtë në paqe!”

SHKARKO APP