Shehu jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është prezent edhe tek ne, Rama është ende në gjumë

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar me shqetësim lidhur me lajmin që varianti i ri i koronavirusit është shumë afër Shqipërisë, rastet e para të të cilit u raportuan në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti demokrat shprehet se nuk ka asnjë dyshim që këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, ndërsa shton se gjetja e tre rasteve në Kosovë, janë sinjale serioze.

“Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetësia” alla Zhvejk e Komitetit… në fakt në pritje të “zgjimit” të Ramës! Pa asnjë dyshim këto forma virusale janë prezente dhe tek ne, gjetja e tre rasteve në Kosovë të paraprira nga shqetësimet e klinicistëve tanë, janë sinjale serioze. Por çuditërisht përfaqësuesja e atij Komiteti para 48 orësh nuk shfaqi asnjë shqetësim për mundësinë dhe pasojat e kësaj prezence, përkundrazi… Ndërsa dy ditë më parë, vetë Kryeministri britanik dha alarmin! Në fakt gjendja jonë, që dhe pa këtë paraqitet shumë e rëndë, do të përkeqësohet!”,- deklaron Tritan Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri thotë se ky virus ka një shpejtësi përhapjeje 70 % më të lartë dhe rrezikon të shtojë rastet e reja. Po ashtu, ky virus ka dhe një rrezikshmëri rreth 30 % më të lartë, gjë që do të kërkojë edhe më shumë mjekime speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministri Tritan Shehu rendit gjatë hapa që duhen hedhur me urgjencë për përballimin e kësaj situate:

1- Të realizohen menjëherë mbi 7500 teste PCR (molekulare) në ditë, kur dihet se këto ndryshime mund të dedektohen vetëm nga ky lloj testimi;

2- Të liberalizohen testet e shpejta që të gjenden lirshëm në farmaci, klinika, laboratore, për të realizuar dhjetëra mijëra të tilla në ditë;

3- Mjeku i familjes akoma i pambrojtur e i paorganizuar, duhet të plotësohet e angazhohet;

4- Spitalet periferike, asnjë prej të cilëve nuk ka klinikë Covid operative, duhet të futen në përballje;

5- Të angazhohen të gjitha postet e reanimacioneve e të krijohen të reja të standardeve;

6- Të bëhen të gjitha përpjekjet që të realizohet vaksinimi i popullsisë, çështje për të cilën jemi në fund të Europës dhe me një perspektivë mjaft të errët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?