Shehu kujton Xhaferin: Si e njoha mendimtarin e madh shqiptar
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka përkujtuar mendimtarin e madh shqiptar Arbën Xhaferi, i cili ndërroi jetë 7 vite më parë, duke lënë pas një krijimtari të pasur dhe kontribut të papërsëritshëm për kauzën dhe çështjen shqiptare. Me një shënim në “Facebook”, Shehu tregon kohën kur është njohur me Xhaferin me 11 shkurt 1994.
Postimi i Shehut:
“Shtate vite qe u nda nga ne Arben Xhaferri, miku im i afert, mendimtari e politikani europeist e thellesisht Perendimor. Per here te pare e takova ate pasditen e 11 shkurtit 1994 ne Tetove, nje dite para zhvillimit te Kongresit te Dyte te Partise se Properitetit Demokratik, ku ai u zgjodh Kryetar i saj. Zgjedhja e Arbenit me 12 shkurt, ne ate dite te ftohte dimri aty, do te perbente nje nga sukseset me te medha te shqiptareve ne Maqedonine e dikurshme.
Do te perbente gjithashtu nje vendim pozitiv per stabilitetin e te atij vendi e Rajonit ne terresi. Une jam i lumtur e krenar qe sado pak ndihmova atehere ne ate perzgjedhje thelbesore, tejet te rendesishme per zhvillimet e metejshme.
Ngelem deri ne fund miq e bashkepuntore te afert se bashku, duke u takuar per here te fundit ne Napoli, ne nje aktivitet te madh te Sant Egidio ne pranine e Papa Benedetto XVI. Boshlleku qe la Arbeni eshte akoma real e i madh”,- shkruan Shehu.