Shehu: Largimet nga puna të mjekëve, akte të pa papërgjegjshme

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar për largimet nga puna e personelit spitalor në zonat e veriut, e ku i quan si: Akte të pa përgjegjshme. Shehu ka mbledhur ditën e sotme, departamentin e shëndetësisë së PD-së, me mjekë, infermiere, farmacistë, stomatologë të Kukësit, Tropojës, Hasit. Shkak për këtë mbledhje janë bërë, largimet masive nga puna të personelit të institucione spitalore.

Më tej në reagimin e tij, ish-Ministri i Shëndetësisë, shpreh keqëardhjen e tij për modelit "socialist" të sistemit shëndetësor, ku sipas tij, spitalet kanë ende problem me shtretërit e ku sipas një përllogaritje, Shqipëria ka reth 9000 shtretër spitalore, shifër kjo më e ulët, se normat europiane, deklaron deputeti i PD-së. Shkurtimi i shtretërve. dhe e personelit,nuk janë të nevojshme, e në bazë të eksperiencës në sektorin e shëndetit publik, Shehu rekomandon se: "Sistemit tonë spitalor i nevojitet një rishpërndarje klinike e shtretërve, krijimi i shërbimeve të reja për qytetarët, si ai i trapianteve, geriartrise, reabilitimit, kronikëve, urgjencave, ngritja e cilësisë e shtimi i gamës së procedurave të shërbimeve aktuale. Spitalet tona kanë dhe do të kenë nevojë për më shumë personel të kualifikuar, për shtrat".

Një shqetësim tjetër që paraqet Deputeti Shehu janë dhe mungesat e specialistëve në sektorë të ndryshëm, e më tej si rezultat i keq përdorimit të burimeve financiare, nëpërmjet mega projekteve absurde si ai i Chek up-it, sterilizimit të centralizuar. Kjo është "Shëndetësia falas " Socialiste- përfundon statusin në facebook deputeti Tritan Shehu.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP