Shehu: Minatorët janë krejt të braktisur, në varfëri dhe të harruar nga regjimi i Ramës

Në Ditën Ndërkombëtare të Minatorit, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se gjendja e tyre në Shqipëri është e rëndë, pasi thotë se janë krejt të braktisur në varfëri dhe të harruar nga regjimi i Edi Ramës. Shehu nënvizon se 25 prilli është dita, për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë këtë klasë politike dhe për të kthyer dinjitetin e minatorëve. ”Kanë ngelur pak nga ata punonjës nentoke, megjithatë dhe këta pak janë braktisur me cinizëm në mëshirën e fatit. Fatmirësisht 25 Prilli është afër për të bërë që shteti të kthejë fytyrën e kujdesin edhe për këta njerëz të sakrifikuar dikur me profesionin e tyre e sot në harresën e lënë nga kjo qeveri e pa përgjegjeshme”,-shkruan Shehu në facebook.

Postimi i plotë

Sot ne Diten Nderkombetare te Minatorit perkeqesohet gjendja katastrofale e atyre ne Memaliaj, Luftinje etj, ne ate pellg qymyri, si kudo ne Shqiperi! Minatoret jane krejt te braktisur ne varferi, semundje profesionale, te harruar e pa shprese nga ky rregjim e Kryeminister.

Ishte pikerisht Rama, qe nuk lejoi te miratohet ne Kuvend ligji per “Statusin e Minatorit”, me premtime se po pregatiste nje “universal”! Perfundimi asgje, as status, as pagese suplementare per ato vite pune shume te veshtira, as kujdes te vecante shendetesor aty ku ata banojne a ne Tirane, asgje.

Perkundrazi edhe ai “spital” i Memaliajt eshte katandisur ne nje qender shendetesore larg standarteve, qe po atrofizohet cdo dite, ndersa ne spitalet qendrore….! Asnje kujdes shendetesor i vecante, asnje mundesi reabilitimi, asnje egzaminim laboratorik a imazherik per ata ne ate Qark, as ne Gjirokaster….asgje, asgje, asgje, vetem te lene ne harrese ne “rrugen drejt vdekjes”!

Dhe sot kur kane ngelur pak nga ata punonjes nentoke: megjithate dhe keta pak jane braktisur me cinizem ne meshiren e fatit. Fatmiresisht 25 Prilli eshte afer per te bere qe Shteti te ktheje fytyren e kujdesin edhe per keta njerrez te sakrifikuar dikur me profesionin e tyre e sot ne harresen e lene nga kjo Qeveri e pa pergjegjeshme!

SHKARKO APP