Shehu: Mos vazhdoni të gaboni! Dielli, ujërat, ajri e hapësirat shqiptare duhen shfrytëzuar kundër Covid19

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se u duhen krijuar mundësitë qytetarëve që të përfitojnë sa më shumë nga dielli, drita, ujërat, veçanërisht ato detare, që ai i quan “ilaçe”, të cilat shkatërrojnë koronavirusin dhe rrisin imunitetin e njerëzve.

Sipas Shehut, kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete, apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.

Postimi i plotë i Shehut

Nuk ka asnje dyshim qe kontakti sa me i gjate me diellin, drita natyrale ne terresi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkaterrojnë Covid 19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.
Vendi i ynë është në një pozicion gjeografik të favorshëm për këtë, siç quhet “helio e hidro terapi”, veçanërisht tashti që ne u futëm në sezonin me diell e ngrohtësi.
Në këto kushte qytetarëve u duhen krijuar mundesitë që të përfitojnë sa më shumë nga këto “ilaçe”: në plazhe, parqe, buzë lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj, etj.
Kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete, apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.
E kuptueshme që në kushtet e epidemisë e veçanërisht të mungesës së testimeve për të njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave të qarta e të zbatueshme, masave e mjeteve konkrete mbrojtëse, por këto duhet të jenë racionale, në balance me perfitimin nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me eficiente nga çdo gjë tjetër.
Është detyre e institucioneve shteterore, që te mos mbajnë te bllokuar qytetaret prej mungesës se vizionit të tyre, por me urgjencë të bëjnë publike këto rregulla duke krijuar kushtet e garantuara zbatimin, pa u bërë pengesë për shfrytëzimin e kësaj mundësie, që Perëndia a Natyra u ka dhënë shqiptarëve.

SHKARKO APP