Shehu nxjerr shifrat: Gjirokastra qarku më i diskriminuar, gjendje alarmante

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu dje në kuvend denoncoi neglizhimin e qeverisë ndaj qarkut të Gjirokastrës. Ndërsa sot, përmes një postimi në facebook, Shehu ka publikuar shifra, duke e cilësuar gjendjen më shumë se alarmante.

”Sipas të dhënave të sotme të INSTAT ai është: Qarku më vdekshmëri më të lartë, 13 për 1000 banorë. Qarku me lindshmëri më të ulët, 9 për 1000 banorë”,-shkruan Shehu.

Më tej ai shton se kjo gjendje është e lidhur me vështirësitë ekonomike, sociale, me një sistem shëndetësor të shkatërruar. ”Të dhëna katasatrofike këto, që paraqesin një gjendje më shumë se alarmant”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të fjalës sime të djeshme në Kuvend drejtuar Z.Rama. Gjirokastra, ashtu siç unë theksova, ngel Qarku më i diskriminuar në vend.

Sipas të dhënave të sotme të INSTAT ai është: Qarku më vdekshmëri më të lartë, 13 për 1000 banorë. Qarku me lindshmëri më të ulët, 9 për 1000 banorë.

Pa asnjë dyshim kjo është e lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike, sociale, infrastrukturën e Qarkut etj.

Është e lidhur me një sistem shëndetësor të shkatërruara, parësor apo spitalor aty.
Të dhëna katasatrofike këto, që paraqesin një gjendje më shumë se alarmante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?