Shehu: Partia po del nga kriza, kryetar s’të bëjnë ambasadorët

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka folur për referendumin që do të mbahet për shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha më 18 dhjetor, në të njëjtën ditë ku do të mbahet edhe Kuvendi i thirrur nga PD-ja.

“Mbas këtij kuvendi nuk ka kuvend tjetër. Të gjithë janë të impenjuar për datën 18 dhjetor. Kemi hyrë në një situatë zhvillimesh pozitive në PD. Partia po del nga kriza që ka pasur, nga mungesa e reagimit. Foltoret e gjallëruan, u formalizuan në kuvend, nga ku do të vazhdojmë me vendimet e marra aty”.

Sa i përket takimit të një dite më parë të Bashës me ambasadorët në vendin tonë, Shehu u shpreh se kryetarët nuk të bëjnë këta të fundit.

”Ata shkruan me kërkesën e zotit Basha aty. Nuk e vendosin ata se kush është kryetari i PD-së, këtë e bën anëtarësia e PD-së. Spektrin e të qenit kryetar nuk ta japin dot ambasadorët”.

SHKARKO APP