Shehu për Bogdanin: Ishte i ri në moshë, me të gjithë parametrat normal dhe ndodhi në punë sekondash

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit, ku thotë se u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.

”Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash.

Swiss Digital Desktop Reklama

As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?