Shehu publikon të dhënat: Partia Demokratike shënoi rritje të votuesve të saj
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, publikon të dhënat krahasuese ku nënvizohet një rritje e numrit të votave për Partinë Demokratike dhe bie në sy rënia e votuesve të Partisë Socialiste.
“Duke dashur të përshëndes e të falënderoj dhe një herë shumë ngrohtësisht të gjithë ata, që u bënë pjesë e fushatës tonë elektorale, të gjithë ata që na mbështetën e votuan, të gjithë banorët e Qarkut të Gjirokastrës, përfshi edhe ata që akoma nuk na kuptuan, po ju vë në dispozicion të dhënat e rezultateve sipas Bashkive e Qarkut në tërësi.
Dua t’ju siguroj përsëri se si kemi qenë së bashku në këto vitet e fundit, siç ishim në muajt e kësaj fushate, ashtu do jemi edhe në të ardhmen, në mbrojtje të aspiratave tona të mëdha për dinjitet, demokraci, mirëqenie e përkatësi Europiane e Perëndimore”, shprehet Tritan Shehu.
Duke dashur te pershendes e te falenderoj dhe nje here shume ngrohtesisht te gjithe ata, qe u bene pjese e fushates sone…
Pubblicato da Tritan Shehu su Venerdì 30 aprile 2021