Shehu: Rama e bëri Shqipërinë të tretin në botë për numrin e vdekjeve nga Covid-19

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, njëherësh edhe kandidati i PD-së për zgjedhjet, thotë se kryeministri Edi Rama e bëri Shqipërinë të tretin në botë për numrin e vdekjeve të shtuara të vitit 2020 e më të lartat ditore Covid për këtë vit. ”Numri i testimeve është më i vogli në Europë. Spitalet periferike qëndrojnë të mbyllura për pacientët ndërsa ato Covid po “pëllcasin” nga ngarkesa. Mjekët e parësorit vazhdojnë të paralizuar e të pa mbrojtur. Të sëmurët dergjen të braktisur nëpër shtëpitë-spital duke harxhuar dhe “kacidhen” e fundit që kishin. Pasoja, varrezat po shtohen çdo ditë me ritme të frikshme, nga ku “shpirtrat” e braktisur vetëm ulurijnë, ndërsa ky kryeministër i dështuar kërkon veçse të “sheqerosë” këtë gjendje tragjike e në përkeqësim”,-shkruan Shehu në facebook.

Postimi i plotë

Kryeministri ne “ikje” qe e katandisi Shqiperine vendin:

-Me numrin me te larte ditor te infektimeve Covid ne Europe.
-Te tretin ne Bote per numrin e vdekjeve te shtuara te vitit 2020 e me te lartat ditore Covid per kete vit.
-Me numrat e vdekjeve Covid te mjekeve nga me te lartat ne Bote.
-Dhe se fundmi edhe me numrin e vaksinimeve Covid nder me te ultat ne Bote, 0,55 per 100 banore kur mezatarja boterore eshte 4,22, pra reth 9 here me poshte se ajo shifer duke u renditur keshtu perseri ne nivelet e Afrikes Qendrore. Pra ne keto kushte rrezohet para njerezve te braktisur e ne vuajtje propaganda gebelsiane e tij edhe per kete argument.

Ky Kryeminister, qe shkaterroi demokracine, ekonomine, sistemin social e ate shendetesor, se koti kerkon tashti te maskoje realitetin me “teatralitete” xhongleresh, nderkaq qe dhe:

-Numri i testimeve eshte me i vogli ne Europe.
-Spitalet periferike qendrojne te mbyllura per pacientet ndersa ato Covid po “pellcasin” nga ngarkesa.
-Mjeket e paresorit vazhdojne te paralizuar e te pa mbrojtur.
-Te semuret dergjen te braktisur neper shtepite-spital duke harxhuar dhe “kacidhen” e fundit qe kishin.
-Pasoja, varrezat po shtohen cdo dite me ritme te frikeshme, nga ku “shpirtrat” e braktisur vetem ulurijne, ndersa ky Kryeminister i deshtuar kerkon vecse te “sheqerose” kete gjendje tragjike e ne perkeqesim.

Por pa asnje mundesi mashtrimi kjo ndaj qytetareve, te cilet te qarte po numurojne me gishtat e dores ditet deri me 25 prill. P.S. Bashkengjitur mund te gjeni dhe shifrat e fundit te publikuara te vaksinimit Covid ne Shqiperi e ne Bote.

SHKARKO APP