Shehu: Shqipëria përmbytet me dy pika shi, nuk është investuar në infrastrukturë

Vendi ynë prej disa ditësh është një situatë të rënduar nga përmbytjet në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një lidhje direkte për Ora News tha se qeveria  nuk ka investuar në infrastrukturë ndaj Shqipëria përmbytet me dy pika shi.

Tritan Shehu për Ora News: Qeveria duhet të merrte masa që mos të ndodhnin këto përmbytje me 2 pika shi. Që të jemi realistë me dy pika shi nuk ka pse të ndodhin përmbytje në Shqipëri. Nëse kjo qeveri do kishte punuar me infrastrukturën, në mbrojtje, në sistemimin e lumenjve, në luftën e erozionit dhe të gjitha ato elementë që lidhen më përmbytjet. Nuk u punua, nuk u bë asnjë investim. Marr p.sh qarkun e Gjirokastrës ku sot Fusha e Dropullit është e tëra nën ujë. Ku sektorë të tërë rrugorë enden në ujë. Ku pjesë të mëdha të zonave të kultivuara enden në ujë. Ku komunikimi është ndërprerë në shumicë të madhe vendesh. Çfarë është bërë në këto vite? Asnjë investim. Ashtu siç është në Gjirokastër është në çdo vend të Shqipërisë.

Shehu tha se Rama duhet të japë llogari për premtimet e veta dhe jo të fshihet pas atyre që kanë ndodhur para 8 apo 12 viteve

Tritan Shehu për Ora News: Rama ka deklaruar përpara zgjedhjeve në 2013 që  brenda një viti nuk do kishte më përmbytje. Ka 8  vite kjo qeverisje ka pasur disa përmbytje në vit që ka dëme shumë të mëdha për qytetarët shqiptare. Përmbytje të pajustifikuara, të pa menaxhuara. Rama flet sikur sot ka ardhur në qeverisje. Është një dështim i plotë i kësaj qeverie dhe në këtë plan ashtu si dhe në planin ekonomik, shëndetësor e me radhë. Kanë kaluar 8 vite dhe Rama duhet të mbajë përgjigje për premtimet e veta jo të fshihet pas asaj që  mund të ketë ndodhur  8 ose 12 vite para.

SHKARKO APP