Shehu: Shqipëria rrezikon të përfundojë në despotizëm lindor

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00, ku u shpreh se 30 qershori ishte një farsë dhe nëse do të vazhdohet me të njëjtën mënyrë nga mazhoranca, e ardhmja e vendit do të jetë shumë e rrezikshme. Ai theksoi se vendi po rrezikon të përfundojë në despotizëm lindor.

“30 qershori nuk ka ikur, por është një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, një farsë. 30 qershori është në vazhdën e instalimit të grushtit të shtetit, i cili ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese, me mbushjen e Parlamentit dhe kulmoi me farsën e 30 qershorit. Opozita, PD, në vazhdën e qëndrimit të saj në mbrojtje të votës së lirë, një ditë më parë zhvilloi një protestë që dha vendosmërinë e opozitës. Ndryshe, Shqipëria rrezikohet të përfundojë në një despotizëm lindor, krejtësisht të ndryshëm nga ajo që ne kemi luftuar që prej vitit 1990”, tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?