Shehu: Të nderuar gazetarë, mos u besoni të dhënave që ju japin KZAZ

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi për të dhënat statistikore të publikuara nga KZAZ e Gjirokastrës ku u theksoi se qytetarët e bashkive të qarkut të Gjirokastrës e kanë bojkotuar të gjithë këtë proces.

“Të dhënat që u dhanë pak më parë për Qarkun e Gjirokastrës janë krejt të pa vërteta e shumë larg realitetit. Janë një fabrikim i pa vlerë i makinës propagandistike “Gebelsiane” të ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin.

Në fakt Qarku i Gjirokastrës, të gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje”,- theksoi Tritan Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar gazetarë, mos u besoni të dhënave që ju japin KZAZ.
Janë krejt të fallcifikuara, pra mos i transmetoni ato.
Në rast të kundërt pa dashje bëni lojën e atyre që po organizojnë këtë farsë kriminale.
Të dhënat që u dhanë pak më parë për Qarkun e Gjirokastrës janë krejt të pa vërteta e shumë larg realitetit.
Janë një fabrikim i pa vlerë i makinës propagandestike «gebelsianë » të ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin.
Në fakt Qarku i Gjirokastrës, të gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje.
Detyra juaj është të pasqyroni të vërteten e jo mashtrimet që ju sërviren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?