Shemben 7 pallate në Laç, banorët: S’dimë nëse banesat do të ndërtohen
Këtë të hënë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka prishur 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti në Laç. Banorët nuk kanë mundur të marrin dot orenditë dhe çfarë kishin tjetër në banesat e tyre, ndërsa nuk janë të sigurtë nëse ato do të rindërtohen. Forcat e IKMT që në orët e para të mëngjesit nisën punën për prishjen totale të tyre. Mësohet se pjesa më e madhe e banorëve të këtyre pallateve dhe bizneseve nuk kanë mundur dot as të marrin sendet personale dhe kanë frikë nëse do të mund të ndërtohen sërish. Ndërsa Prefekti i Qarkut, Gjokë Jaku sqaron se ku do ndërtohen pallatet e tjera. ”Janë kompani të projektimit të cilat janë porositur të paraqisindisa variante, natyrisht është bashkia Laç ajo që do të bëj pëerzgjedhjen sheshin e ndërtimit. Aktualisht ende nuk kemi dicka konkrete për territorin e miratuar apo për projektet”.