Shemben 8 shtëpi te Unaza e Re, Forcat Speciale bllokojnë banorët të mos afrohen (Foto)
Policia, forcat speciale, janë rreshtuar që në orën 6 të mëngjesit, përpara banorëve të Unazës së Re duke bllokuar të dy kahet e rrugës dhe krijuar një hapësirë në mes të segmentit ku fadromat po bëjmë shembjen e 8 godinave.
Qytetarët, kryesisht gra, tentojnë të bindin forcat e Policisë që të mos e lejojnë këtë shembje.
Familjet janë njoftuar të enjten që të nxirrnin nga shtëpitë pajisjet, por nuk dihet nëse e kanë bërë. Ato vazhdojnë të insistojnë që të mos dëbohen pa u kompensuar.
Ndiqni pamjet.

KOHA JONË SONDAZH

