Shembet banesa e kategorisë së dytë në Gjirokastër, rrezikohen banorët

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë problematika të shumta në qarkun e Gjirookastrës ku më shqetësuese situata paraqitet në në qytet ku një banesë e pabanueshme në lagjen “11 Janari” rrezikon shembjen e për pasojë edhe banorët e kalimtarët.

Banesa mësohet se i përket kategorisë së dytë, ndërsa probleme janë paraqitur edhe në fshatin Golem Njësia Administrative Picar, ku është bllokuar rruga e makinave.

Njoftimi i autoriteteve vendore:

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata emergjente deri ne oren 08.40 date 14.11.2019 ne qarkun Gjirokaster eshte :

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Ne bashkine Gjirokaster eshte bllokuar rruga e fshatit Golem Nj.Ad. Picar. Nga ana e bashkise po merren masa per cbllokimin e rruges.

– Ne lagjen “11 Janari” te qytetit Gjirokaster nje banese e pabanueshme e kategorise se dyte eshte duke u shembur dhe rrezikon jeten e kalimtareve.

 Nga ana e bashkise ka njoftuar Drejtorine Rajonale te Kultures Kombetare Gjirokaster per marrjen e masave.

  1. Ne bashkite Dropull, Libohove, Permet, Kelcyre, Tepelene dhe Memaliaj nuk raportohen probleme.

Niveli i prurjeve te Lumit Vjosa eshte 1.5 m.

Probleme te tjera nuk ka.

Jemi ne ndjekie te situates.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?