Shembet galeria në minierën e Martaneshit, dyshohet për dhjetëra minatorë të bllokuar, policia dhe ambulancat drejt vendngjarjes
Aktualitet E Martë, 11 Maj 2021 13:16
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Martaneshit.
Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se është shembur një galeri, ku dyshohet se ka bllokuar brenda me dhjetëra minatorë.
Katër autoambulanca dhe policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.
Miniera e kromit ndodhet në fshatin Thekën të Martaneshit, ndërsa priten detaje të reja në vijim./bw/
KOHA JONË SONDAZH

